Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se është e bindur se nisma e “Minishengenit”, është e gabuar dhe se Edi Rama duhet ta dëgjojë qëndrimin e Republikës së Kosovës.
“Është me rëndësi ta ndëgjoj në detaje qëndrimin e Republikës. Refuzimi ynë s’është me eufori, është i argumetuar që është studiuar nga momenti i Berlinit. Duhet të ulemi ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe deri argumentet që i kemi nuk shohim se që një nismë mund të funksionojë. Tani për tani jam shumë pesimiste por jam e hapur ta dëgjoj Ramën. Jam e bindur se do ta bindemi atë se ka qenë nismë e gabuar. Besoj në fuqinë e argumenteve dhe nëse z. Rama është i gatshëm t’i dëgjoj në fund do të tërhiqet edhe ai. Nuk mendoj që argumentet pro një nisme të tillë janë të fuqishme”, ka deklaruar Osmani në Opinion, shkruan Reporteri.net.
E pyetur se a është takuar me Ramën për të biseduar këtë gjë, ajo ka thënë se jo.
“Nuk e kam takuar Ramën që kur ka qenë kryetar i Bashkisë, vetëm në Kuvend, por jo takim. Duhet të ulemi me kryeministrin e Shqipërisë dhe të mos shkëmbejmë akuza nga studio televizive”, ka deklaruar ajo.
Kurse e pyetur rreth takimit 5 orësh Rama-Kurti, ajo tha se di ç’mund të kenë biseduar, por se dokumenti i përfolur 700 faqësh nuk ka ardhur në dorë të saj.
“Nuk e di çka kanë diskutuar, këtë dokument 700 faqesh se ka as Mustafa, as Kurti as unë, por se di a e ka Thaçi. E kam taku kur ka qenë kryetar i Bashkisë ka një kohë nëpër vizitat në Kuvend”, ka deklaruar Osmani. /Reporteri.net/.