×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat Abdixhiku e Quni drekojnë në mensën e kazermës “Adem Jashari”

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 15:56

    Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, sot kanë drekuar së bashku në menzën e kazermës “Adem Jashari”.


    Abdixhiku ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë nga Quni për transportin e sigurtë për në karantinë, ku ai i kishte ofruar ndihmë pa hezitim duke thënë “A ka mbetë puna tek ne? Na leni këtë pjesë.”

    Duke falënderuar ushtarët e FSK-së, Abdixhiku ka njoftuar se sonte do kthehen edhe 96 qytetarë të tjerë në Prishtinë.

    Postimi i plotë:

    Kur mbetëm keq e na duhej ndihmë, i telefonova Antonit. I shpjegova vështirësitë e transportit të sigurtë për në karantinë – pa rrezikuar shëndetin publik. Dhe si ushtarak që është më pyeti thjeshtë “A ka mbetë puna tek ne? Na leni këtë pjesë.”

    Pjesa tjetër ishte krejt e lehtë.

    Sot bashkë me Antonin drekuam në menzën e kazermës ushtarake “Adem Jashari”. Natyrisht mbajtëm distancë. E falenderova ministrin e i falenderova ushtarët tanë për gjithë kontributin që bëjnë në kthimin e qytetarëve tanë në shtëpi. Janë shtylla e fundit ku gjejmë mbështetje të gjithë. Sonte kthehen edhe 96 qytetarë të tjerë në Prishtinë.

    Ju lus, edhe një herë, për shkak të kapaciteteve të ngarkuara në Kosovë, të paraqiteni për kthim vetëm nëse keni urgjencë. Secili i kthyer vendoset në karantinë. Na jepni kohë të organizohemi më mirë. Jepni prioritet të njerëzve me nevojë. Si shtet e kemi detyrë e obligim të kujdesemi për secilin qyterarë tonin kudo që është.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!