×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi dyditor

    Ministrat e NATO-s mblidhen në Bruksel, Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi dhe tensionet në Ballkanin Perëndimor do të jenë në agjendë

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 10:25

    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen sot në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm Mark Rutte.

    Rutte para mediave sot ka treguar për temat që do të diskutohen.

    Ai përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në sesionin e dytë të takimit të Ministrave të Mbrojtjes, nesër më 18 tetor, do të diskutohet për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj Kosovës.

    “Duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Fakti që dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk po lëvizë përpara ashtu siç do të dëshironim, dialog ky të cilin NATO e mbështet  dhe tensionet në Bosnjë e Hercegovinë, do të jenë në agjendë dhe do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte para mediave, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Rutte edhe gjatë ditës së djeshme tha se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë, duke përmendur në veçanti atë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

    “Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte për gazetarë në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

    Shefi i NATO’s: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë, përparim i vogël në dialog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!