×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat shqiptarë nisen bashkë me autobus drejt Kosovës

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 9:24

    Ditën e sotme Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës.

    Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.

    Agjenda:

    Ceremonia zyrtare e pritjes;

    11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;

    Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;

    Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

    Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;

    12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;

    Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;

    12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;

    12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;

    18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!