×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat Tahiri dhe Ismaili: Vendimi i Veselit për lirimin e personave me aktakuza duhet të ndiqet edhe nga partitë tjera

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 21:07

    Dy ministrat e PDK-së, Abelard Tahiri i Drejtësisë dhe Uran Ismaili i Shëndetësisë kanë vlerësuar lartë vendimin e kreut të tyre Kadri Veseli për lirimin nga pozita të bashkëpartiakëve ndaj të cilëve ka aktakuza të ngritura.


    Ministri Tahiri tha se Veseli me vendimin e marrë ka vendosur një standard që duhet të ndiqet edhe nga liderët tjerë, nga kryetarët e partive tjera.

    “Nuk mund të shihet si shpërlarje e njerëzve”, tha Tahiri në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Kurse ministri Ismaili tha se vendimi i Veselit është e rëndësishme të shihet si vullnet i kryetarit të ri që mori besimin e delegatëve.

    “Neve po na intereson se ndryshimin ta fillojmë nga vetvetja dhe ta bartim tek të tjerët. Edhe vet Veseli e ka thënë, ky s’është akt që kryhet me një ditë, por është proces që kërkon mbështetje nga të gjithë që të ketë rezultate. Vendimi i ka dhënë një jehonë të re luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, tha Ismaili.

    Ai tha se edhe ministrat e PDK-së në këtë Qeveri kanë fokus luftën anti-korrupsion.

    “Kemi pasur kërkesë nga Veseli t’i luftojmë dukuritë negative”, tha Ismaili. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!