×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Bislimi ia përmendi emrin Vjosa Osmanit, i reagon ashpër kjo e fundit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 15:19

    Ministri i Financave, Besnik Bislimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka përmendur emrin e kryekuvendares Vjosa Osmani, ndërsa ka folur për shkarkimin e Agim Veliut.


    Bislimi ka kërkuar nga LDK-ja që të përdorin argumentin e njëjtë për Vjosa Osmanin ashtu si për ish-ministrin Agim Veliun.

    “Argumenti që jeni duke e përdorë ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Agim Veliut për të cilin thuhet se është shkarku pa e marrë aprovimin e LDK’së. Unëmendoj që të gjitha votat e Agim Veliut me i braktisë ëhstë zero, ai nuk ka qenë pjesë e s’ka dalë me kërku asnjë votë. Sipas juve saher që Agim Veliu kritikon qeverinë ai është në rregull, ju kisha lutë që të përdorni të njejtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit”, tha ai.

    Por kjo nuk i pëlqej aspak Osmanit e cila i reagoi ashpër ministrit Bisilimi.

    “Mos fol në emër timin, as ju as të tjerët”, ishte reagimi i ashpër Osmanit, shkruan Reporteri.net.

    Osmani kërkoi edhe nga deputetët tjerë që të mos e përmendin emrin e saj.

    Pas këtij reagimi, kryekuvendarja Osmani kishte një debat edhe me nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci e cila paraprakisht poashtu kishte përmendur emrin e saj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!