×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Ministri britanik për Evropë e quan të tmerrshëm sulmin në Ibër-Lepenc: Të bëhet hetim i plotë dhe i menjëhershëm

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 22:43

    Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje.

    Doughty ka lavdëruar punën e organeve për sanimin e dëmit.

    “Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.”, tha ai.

    Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!