×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Bytyqi priti në takim një grup të aktorëve të Kosovës

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 13:58

    Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori  Enver Petrocvi.


    Bytyqi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë t’i dërgojnë në teatër, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla.

    Fotografia e Shyqiri Bytyqi

    Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

    Me kenaqësi prita sot në takim Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori i mirënjohur z. Enver Petrocvi, me të cilët diskutuam për idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë ti dërgojnë në teatër.

    Kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla. Ky aktivitet po ashtu do të ndikonte në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përballimin e vështirësive në procesin mësimor.

    E mirëprita këtë iniciativë dhe është shumë e rëndësishme gjetja e mënyrës më të përshtatshme për ta bërë të zbatueshme këtë ide, fillimisht përmes nxjerrjes së UA dhe më pas përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të krijonte mekanizmat e nevojshëm që fëmijët të dërgohen në teatër apo teatri të dërgohet në zonat, ku një gjë e tillë do të krijonte vështirësi financiare apo logjistike.

    Gjithashtu, theksova se me fillimin e zbatimit të mësimit tërëditor, në kuadër të të cilit janë të parapara edhe aktivitete jashtëkurrikulare, dërgimi i fëmijëve në Teatër do të ishte më lehtë i zbatueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!