Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ ka refuzuar të tregojë se si është njohur me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Që në fillim të pyetjes, Cakaj është përgjigjur “pse është e rëndësishme kjo?”. Më pas, ai ka thënë se është takuar me liderë më të mëdhej se Kurti.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/2694303644138837/
“Pse kur unë kam njohur edhe shumë liderë më të mëdhenj se Albin Kurti, e jam takuar pothuajse me gjithë krerët e shteteve të BE dhe jo vetëm, dhe pse nuk keni kuriozitet për këta të tjerët por pikërisht për zotin Kurti?”, ka thënë ai.
Duke mos dashur të përgjigjet sërish për njohjen, Cakaj ka thënë se me Qeverinë Kurti ka lidhur 3 marrëveshje të rëndësishme.
“Unë e di që me qeverinë e tij ne kemi nënshkruar 3 marrëveshje të përmasave që nuk kanë ekzistuar më herët në fushën e politikës së jashtme që nuk kanë ekzistuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shtuar Cakaj për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.