×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Dalibor Jevtiq kërkesë të veçantë për të blerë një “Xhip të madh”

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:57

    Ministria për Komunitet dhe Kthim, ditë më parë ka bërë një njoftim, për furnizimin e radhës.


    Dikasteri që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq, ka kërkuar të furnizohet me “Xhip të madh për nevojat e MKK-së”, shkruan IndeksOnline.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Prokurimi, vlera e parashikuar e kontratës është 60 mijë euro.

    Kështu, kjo ministri ka kërkuar të blejë një makinë, me përmasa të veçanta dhe ftohen të gjithë operatorët ekonomik që i plotësojnë kushtet për aplikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!