Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala i ka komentuar pamjet ku ai shihet duke e sulmuar një gazetar të mediumit informativ, “Indeks-Online”. Duket sikur ai po sheh dicka tjetër.
Sikur në deklaratën e tij të mëhershme, Shala për “Zëri.info” mohoi edhe se e ka sulmuar fizikisht gazetarin, por që sipas tij kanë pasur vetëm një konflikt verbal me të.
“A tu duk nga pamjet që e kam sulmuar?, sepse nuk e kam bërë. Unë nuk e kam ditur pozitën e gazetarit, sepse siç shihet në pamje ai nuk ka pasur as bexh”, ka thënë Shala.
Në bazë të pamjeve shihet që Shala e sulmon gazetarin dhe pas përpjekjeve për t’i ndalë, ai sërish i versulet. Habitëse është mos reagimi i policëve prezent. Të dy ata janë duke u hëtuar nga inspektorati policor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.