Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka urdhëruar mbylljen e festivalit “Beer and Wine” i cili ka filluar që dy ditë.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, ka urdhëruar mbylljen e këtij festivali, shkruan Reporteri.net.
Ministri ishte së bashku me inspektorët në vendin e ngjarjes në kohën kur po mbyllej festivali.
“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoratin e tregut të MTI që në këto momente të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë!”, ka shkruar ai në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.