Mëngjesit e sotëm u raportua se Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet dje ka sulmuar fizikisht dy persona.
Ai së bashku me dy persona të tjerë, kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare.
Dy prej tyre, Damka dhe një person tjetër janë dërguar në mbajtje, kurse personi i tretë është liruar. Mediat raportuan se personi i dyte, është i biri i ministrit.
Kështu thuhet në raportin e policisë për këtë rast.
Ngjarja sipas këtij raporti, ka ndodhur dje në Prizren në orën 18:00.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.