×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri gjerman e merr një kavanoz me ajvar për 17 vjetorin e pavarësisë të prodhuar nga “Gratë e Krushës”

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 20:29

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem Özdemir.

    Atij iu dha dhuratë një kavaoz ajvar nga “Gratë e Krushës”.

    Kjo pasi Özdemir, tri vite radhazi merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    “Një kavanoz ajvar nga “Gratë e Krushës” në 17-vjetorin e Pavarësisë Një dhuratë e vogël mirënjohjeje nga Kooperativa Bujqësore “Gratë e Krushës” për një mik të vërtetë të Republikës tonë, Ministrin Cem Özdemir, i cili tri vite radhazi merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës sonë në Berlin, si një nga ministrat e rrallë evropian të Bujqësisë të shteteve mike që vizitoi Krushën e Madhe. Një kavanoz ajvar që është bërë sinonim i sakrificës dhe rezistencës. Një simbol i duarve të arta të nënave tona, të cilat historikisht dhimbjen e shndërruan në shpresë jete dhe një simbolikë e të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, kujtimi për të cilët është pjesë e vetëdijes tonë kombëtare dhe kolektive. E bekuar qoftë rruga e Republikës tonë me miqtë tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!