×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i AAK-së: Ka shanca që Qeveria Hoti ta çojë mandatin deri në fund

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 20:50

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit që vije nga AAK thotë se historiku tregon se asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritur ta çojë mandatin deri në fund, por beson se qeveria Hoti do ta bëjë këtë.


    “Gjatë historikut të Kosovës asnjë qeveri s’ka pasur mandat të plotë. Ka pasur qeveri me 89 vota dhe nuk e ka pasur mandatin e plotë. Mendoj që s’është e lehtë, por duhet me funksionu, sepse ndërrimet e qeverisë janë në dëm të qytetarëve, as në interesin e partive nuk është ndërrimi i qeverisë. Duhet ta krijojmë një përjashtim që me mundu këtë mandat me dërgu deri ne fund, kemi shanca ta çojmë këtë mandat deri në fund”, ka deklaruar Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ministri thotë se në Kosovë kanë filluar procese jo të lehta, dhe ato sipas tij nuk mund të rregullohen me ndryshime të qeverise, sepse thotë se duhet njohje dhe ambientim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!