×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Arsimit: Jemi të gatshëm për testin PISA, ishte vit i suksesshëm shkollor

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 12:24

    Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj shpalosi punën për vitin 2020, saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën.


    Likaj e konsideruar si të suksesshëm këtë vit shkollor falë ndihmës nga partnerët dhe donatorët.

    “Me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve MASh ka arritur me sukses përmbylljen e këtij viti. Situata me pandeminë është menaxhuar mirë”.

    Ministri Likaj ka tregoi se është bërë shpërndarja falas e librave shkollor për të shkollat e vendit.

    “Për arsimin parauniveristar është aprovuar master plani i bërë me kujdes të madh i cili e ka përfshirë monitorimin e mësimit”.

    “Janë zhvilluar tre skenarë. Janë hartuar plane mësimore ditore e javore. Janë shpërndarë tekste shkollore falas për të gjitha shkollat”.

    I pari i kësaj ministrie ka njoftuar fillimi i vitit shkollor ka nisur me duke marrë parasysh rekomandimet e DKA-së e IKShP-së.

    “Tek E-mësimi lëndët e caktuara për shkak të situatës është reduktuar numri i orëve shkollore. Është bërë edhe xhirimi i njësive mësimore në katër gjuhë”.

    “Para fillimi të mësimit është dezinfektuar secili objekt shkollor dhe janë dhënë rekomandime në koordinim me IKShP-në e DKA-në. Te E-mësimi 5 090 njësi janë xhiruar”.

    Ndër të arritura e kësaj ministrie Likaj ka përmendur fillimin e procesit për korrigjimin e teksteve shkollore për disa klasë.

    “Janë dërguar për botim tekste shkollore të korrigjuar të cilat kanë qenë në proces të vlerësimit. Është shpallur konkurs për hartimin e teksteve për klasën 4 dhe 9”.

    Poashtu ministri Likaj ka shprehur gatishmërinë nga ana e tyre për garën e testit PISA.

    “Jemi të gatshëm për testin PISA i cili për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!