Nesër në Prishtinë do të mbahet një ekspozitë e quajtur si ekspozita e parë të plagjiaturave në Kosovë. Në këtë ekspozitë organizatorët thonë se do ta paraqesin plagjiaturën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që siç e kanë quajtur ata profesori supermen: Ramë Likaj, shkruan Reporteri.net
Vet ministri Ramë Likaj ka thënë se ai nuk ka bërë plagjiaturë dhe se punimet e tij janë punë gati 20 vjeçare.
“Unë i kam 26 vjet që punoj në arsim dhe punën time e kanë vlerësuar profesorët, stiudentë. E kam kryer fakultetin para kohe, kam kaluar 7 herë në filtra të ndryshme. Puna ime është e dëshmuar. Më kanë vlerësuar njerëz kompetent dhe komisione profesionale nuk merrem me fjalë të rrugëve”, tha ai në Klan.
Ai akuzohet se për një periudhë të shkurtër ka publikuar 19 punime shkencore.
“Janë punime që janë publikuar ndër vite. Punimet e mia janë të punuar për 20 vjet. Janë 20 vjet punë. Ka edhe bashkëpunime me njerëz të shkencës dhe kandidatë të masterit dhe doktoratës”, shtoi ai.
Likaj ka thënë se ata që e organizojnë këtë protestë janë njerëz që janë mësuar me shantazhe dhe se fyerjen e kanë projekt.
“Ata persona fyerjen e kanë projekt. Këto propaganda i kanë për shantazhe njëjtë kanë bërë me të tjerët. Do të vazhdojë me punë. Jam ngritur me mund dhe ndershmëri. Mund t’i pyesni, studentët, kolegët e mi. Puna ime është e dëshmuar, kanë folur njerëzit kompetent”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.