Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se është tejet i kujdesshëm me shpenzimin e parasë publike.
Ai në Sytë 7 është shprehur se edhe sa s’ka qenë në pozitën e ministrit ka treguar kujdes.
“Dy vjet kam qenë këshilltar i ish ministrit Arsim Bajrami dhe këshilltar i jashtëm në Qeverinë Haradinaj. Për tre vjet kam bërë zero shpenzime, shërbyer në mënyrë vullnetare”, është shprehur Likaj.
“Edhe sot e kësaj dite shpenzimet i kam pothuajse zero. Nuk kam marrë kartelë bankare. Shpenzimet e kabinetit tim janë minimale. Jashtë agjendës zyrtare e përdori veturën time personale. Nuk shpenzoj për dreka-darka, as për telefon”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.