Ministri i Arsimit , Shyqyri Bytyqi ka thënë se shumë shpejt mund të ketë marrëveshje MASHT-SBASHK për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.
Bytyqi, ka thënë se nuk ka inate me SBASHK-un dhe kreun e saj Rrahman Jasharaj.
“Besoj se shumë shpejt do të kemi një marrëveshje të përbashkët me SBASHK-un. As nuk e vë në dyshim. Unë nuk punoj me inate. Kur e shoh që një palë është e interesuar të jetë palë bisedimesh, jam i gatshëm të ulem me ta. Në këtë formë do të jemi në takim edhe me SBASHK-un dhe do ta gjejmë zgjidhjen”, deklaroi ai për Telegrafin.
Po ashtu, Bytyqi ka shtuar se vendimi për zëvendësimin e orëve nuk është marrë vetëm nga ministria, por sipas tij ka pasur koordinim edhe me drejtoritë komunale të arsimit dhe Këshillin e Prindërve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.