×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Bujqësisë takon fermerët, por nuk respektohet distanca

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 11:45

    Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, por edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por jo vetëm, në vijimësi po bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

    Përveç vënies së dorëzave, maskave, pastrimit të duarve, është tejet e rëndësishme edhe mbajtja e distancës së paku 1 metër  mes njerëzve.

    Por këtë rekomandim jo veç që nuk po e respektojnë në disa raste qytetarët, por edhe vet drejtuesit e institucioneve.

    Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, sot ka dalë në teren ku ka takuar fermerët e Mamushës, por nga fotot e publikuara shihet se ai dhe kreu i kësaj komune, por edhe zyrtarë të tjerë nuk i kanë respektuar të gjitha rekomandimet, konkretisht nuk e kanë respektuar distancën mes vete, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, ministri Mustafa ka shkruar në Facebook se do të vazhdojë të jetë bashkë me fermerët.

    “Do të vazhdoj të jem në fushë bashkë me fermerët që, edhe përkundër situatës së krijuar në vend, të sigurojmë produkte cilësore nga toka jonë për familjet tona”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/besianm/posts/10157232346413660?__xts__%5B0%5D=68.ARCHw_a1cKS6bvlxUNrBnIc42irCdF9wYw9CEezGmLosNzwlhpCUOXzrKNx_c-YKT8W2wzT_gJum2r6NrLegFJ_MeItTmrRfuXm_m-r59BRYz7_ZgsJU4Qluf8nXwv6g2KCoW-MXnQgEyJBcITxRRlcSWtB8FLv2yCV9GmhrZQPjqzar921p7tLLP_TnLobQojAMGl3pDaq8J1CKO-ygNAyhZtrCxaz_NMwyAGsDAqf1Mi2hpYQhjdx5GGaQvkrlGXBNmw&__tn__=-R

     

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!