×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Ministri i Financave tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 14:29

    Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qeveria e Kosovës sa i përket policës kufitare dhe ka sqaruar se çfarë nuk përfshihet në kuadër të subvencionimit. Murati ka treguar se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, etj.

    Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

    “Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”

    “PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, thekson njoftimin.

    Postimin e ministrit Murati e ka shpërndarë edhe zv.ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!