×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Financave ua rikujton pensionstëve se duhet të lajmërohen në zyret e pensioneve

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 15:58
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ua ka rikujtuar pensionistëve rregullat për t’u paraqitur në zyrat e pensioneve.

    Murati ka rikujtuar se është bërë ndarja e pensionistëve në dy grupe, duke thënë se ata që s’kanë marrë asnjë dozë vaksine janë të detyruar të paraqiten në zyra para datës 14 korrik 2022.

    Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

    Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

    Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

    ✅Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

    ✅Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

    ?ME RËNDËSI:

    Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike ??.

    Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

    Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!