×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Infrastrukturës: Vetëm sot në Kosovë arritën mbi 9 mijë bashkatdhetarë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 21:04

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se vetëm përgjatë ditës së sotme, në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur mbi 9 mijë bashkatdhetar.


    Abrashi ka thënë se një numër kaq i madh i mërgimtarëve nënkupton lajm të mirë për ekonominë. Ai këtë koment e ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

    “Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, ka deklaruar Abrashi.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se situata në Aeroportin e Prishtinës, përkundër grumbullimeve, raportohet të jetë nën kontroll sa i përket respektimit të masave anti-Covid përbrenda terminalit.

    “Kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, ka shtuar ministri Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!