Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë evropiane, duhet të gjendet zgjidhje politike.
Sipas tij veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, që thekson se zgjidhja duhet të gjendet bashkë me BE-në.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë evropiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, ka thënë Maas për Deutsche Welle.
“Ndaj për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Evropian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment. Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Evropë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Evropian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Evropian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani”.
Maas ka thënë se duan të japin kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë.
“Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Evropian, nëse e duan një perspektivë evropiane”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.