×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Greqisë sot viziton Kosovën

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 9:11

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias viziton sot Kosovën. Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.


    Ai do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla.

    Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.

    Në orën 9:30, ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në orën 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj – Stublla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!