Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votimeve në Luginë të Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës.
Hasani ka thënë se përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
Kryediplomati shqiptar ka shkruar se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.
“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, ka shkruar Hasani.
— Igli Hasani (@IgliHasani) June 1, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.