Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën, duke thënë se kjo do të vazhdojë edhe më tutje.
“Italia është përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj të konsolidimit, të sundimit të ligjit… Sot u ndalëm për të biseduar se si ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë dypalësh. Prioritetet që janë vazhduar deri më tani, si rritja ekonomike dhe lufta e krimit dhe korrupsionit, kemi ndërmend që të japim edhe më tej kontribut”, është shprehur Maio gjatë vizitës në Kosovë.
Kryediplomati italian, ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga bisedimet me Serbinë.
“Inkurajojmë që të vazhdohet para që të ketë rezultat konstruktiv që është projekt ambicioz por i arritshëm. Kosova nuk duhet te ketë frikë nga dialogu, vetëm do të shërbejë për përforcimin e statusit të saj”.
Maio ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku ka thënë se shpresojnë që të ndodhë sa më parë./KK
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.