Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e ka quajtur historike marrëveshjen e arritur sot, gjersa ka shtuar se kjo është mundësia që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai ka falënderuar Amerikën, për rolin e saj në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington që pasoi me njohjen e Izraelit.
“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër të tjera.
Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.
Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.