Personazhi i njohur për propagandë dhe prodhimin e lajmeve të rreme nëpër rrjete sociale, Vudi Xhymshiti akuzoi sot ish-presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të një “infrastrukture vrastare”, e cila sipas tij “mbetet ende gjallë sot”.

Komentet akuzuese ndaj njërit prej themeluesve dhe udhëheqësve të UÇK-së, ai i bëri të mërkurën para shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Postimin e Xhymshitit me përmbajtje akuzuese për krime ndaj Thaçit, e ka pëlqyer edhe një zyrtar i lartë qeveritar, raporton portali “Periskopi“. Fjala është për Blerim Gashani, i cili u rikonfirmua të dielën në pozitën e ministrit të Sportit në Qeverinë Kurti 4.

Reklamë

Po ashtu, postimi të cilin e ka pëlqyer ministri, i cilëson mercenarë, primitivë dhe të paedukatë veteranët e UÇK-së dhe përkrahësit që ishin mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas raportimit në media, Gashani e ka larguar pëlqimin nga postimi i Xhymshitit.