Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, e meriton notën njësh në drejtshkrim.
Në dy-tre rreshta, Mustafa, i njohur që Ministër e bëri këngëtari i muzikës tallava Labinot Tahiri, ka bërë gjashtë gabime drejtshkrimore në vetëm një postim të tij në facebook. Nuk e di as si shkruhet fjala “sot”, e shkruan “sotë”.
Këtë shkarravinë e ka publikuar në Facebook-un e tij, përmes të cilit njofton për një takim që ka mbajtur me kryeministrin e dorëhequr Ramush Haradinaj.
Ekrem Mustafa që mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, me sugjerim të “Labit” (Labinot Tahirit), veç pse është nga Ferizaj, po thellohet në skandale çdo ditë e më shumë, shkruan express.
Për gabimet e rënda drejtshkrimore po kritikohet nga shumë persona.
Për më shumë shikoni postimin dhe binduni:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.