×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes në vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu kroat

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 16:01

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është pritë nga homologu i tij kroat, Mario Banožić. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtës, vizita ishte zyrtare dhe temat e diskutimit ishin mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.


    “Në takimin mes tyre u diskutua rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes, pastaj rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë”, thuhet në njoftim.

    Kosova dhe Kroacia do të nënshkruajnë edhe një memorandum të bashkëpunimit, pasi është duke u punuar në një të tillë.

    “Do të jetë një projekt kompleks shumëvjeçar, por besoj se ky bashkëpunim do të lidhë më tej vendet tona në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik” citohet të ketë thënë ministri korat, Banožić.

    Ai gjithashtu njoftoi dhe ftoi Ministrin Mehaj në Ekspozitën dhe Konferencën Ushtarake dhe Ajrore të Adriatikut – ASDA, e cila është planifikuar të mbahet këtë vjeshtë në Split.Në anën tjetër, ministri kosovar shprehi falënderime për shtetin kroat dhe premtoi bashkëpunim edhe më të ngushtë.

    “Stabiliteti dhe siguria rajonale mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve dhe bashkëpunimit të përbashkët,” tha ai.

    “Ne jemi mirënjohës Kroacisë për mbështetjen e saj gjatë gjithë këtyre viteve. Ne e shohim Kroacinë si një mentor dhe mësimet e nxjerra do të ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt NATO-s. Sot në Kosovë kemi pasur garën tradicionale për ushtarin më të mirë dhe unë sapo morra informacion se një ushtar i Ushtrisë Kroate fitoi garën. Urime për suksesin”, deklaroi ai.Mehaj në fund ftoi ministrin Banožić në Prishtinë për të nënshkruar Memorandumin e ri të mirëkuptimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!