Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim të përbashkët, autoritetet kryesore të institucioneve të sigurisë në vend për të diskutuar lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar.
Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Gjeneral Cikaqin, Zv.Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Piperni, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Ruter, janë dakorduar për shqyrtimin e Planit të Reagimit Kombëtar, si dokumenti kryesor që përcakton strukturën dhe proceset që e përbëjnë qasjen kombëtare ndaj menaxhimit emergjent.
“Gjithashtu diskutuam edhe për stërvitjen e përbashkët vjetore ‘Silver Sabre 2022’, ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë së vendit, si një mundësi e shkëlqyer për të avancuar me koordinimin dhe sinkronizimin e reagimit kombëtar”, theksoi Mehaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.