×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mjedisit s’e di pse përmbaruesit privatë i morën 280 mijë euro për shpronësime

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 21:54

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk e ka të qartë pse përmbaruesit privatë ia morën rreth 280 mijë euro, në emër të shpronësimeve.


    Kështu ka deklaruar hiç më pak se ministri i këtij dikasteri qeveritar Fatmir Matoshi, i cili thotë se “janë duke e shqyrtuar se çfarë ka ndodhur”.

    “Kur jemi tek softueri që duhet të lidhen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mjedisit për çështjet e shpronësimeve, fajtor janë pikërisht Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës sepse nuk kanë interes të lidhen”, ka thënë Matoshi për ktv.

    Matoshi ka folur edhe për hidrocentralet. Ka thënë se në Kosovë janë 62 hidrocentrale.

    “Këto janë ilegale, pra nuk kanë pëlqim mjedisor, funksionojnë ilegalisht. ZRRE-ja ju ka dhënë leje por në fund këto duhet të pajisen me leje mjedisore tek ne e që asnjëri nuk e ka”, ka thënë Matoshi, teksa ka shtuar se në Kosovë operojnë edhe rreth 120 gurëthyes.

    Kur jemi tek mbeturinat, është bërë një punë e madhe nga “Let’s do it Kosova”.

    “Por nuk mbahet mjedisi i pastër me aksione, duhet vetëdijesim dhe punë në terren”, ka thënë Matoshi.

    Nga ana tjetër, Zeqir Veselaj, ekspert i mjedisit, ka alarmuar se kryeqyteti është i rrethuar me deponinë kryesore, atë në Mirash, deponinë e mbeturinave të rrezikshme në Vrogoli, KEK-un etj.

    “Po kërkoj nga ministri që deponia në Vrogoli të dërgohet më larg kryeqytetit e jo kaq afër”, ka thënë ai.

    Veseli ka thënë se asnjë Qeveri nuk e ka pas prioritet mjedisin “andaj e kemi gjendjen qysh e kemi”

    “Kemi problem me ndotjen e ajrit gjatë stinës së dimrit dhe nuk ka ndonjë iniciativë që mund zvogëlohet ndotja e ajrit përveç ndalesës së thëngjillit në institucione e cila nuk po shihet se ka ndonjë rezultat në reduktimin e ndotjes”, ka thënë Veselaj.

    Po ashtu Kosova është shndërruar në pika kanceroze.

    “Nga aeroplani e sheh më së miri, me mbi 120 gurëthyes pa asnjë plan. Shkatërrim total i ambientit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!