Ministri në largim i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka apeluar tek qytetarët të mos i ndezin zjarret, derisa persona të pandërgjegjshëm në këtë vikend kanë vazhduar me djegien e arave, gjë e cila ka shkaktuar tym dhe ndotje të ajrit.
“Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila është duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e percjellur me thatësi, përveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po përcillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretisht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës”, ka shkruar ai në Faacebook, shkruan Reporteri.net.
Ai tutje ka thënë se kjo situatë ka mundësuar koncetrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave.
“Apeloj tek të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj. Po ashtu organet kompetente komunale, inspektorët, policia por edhe qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate”, ka përfunduar Matoshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.