Forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Reçica ende nuk është deklaruar për media.
Ndryshe, njësitë e EULEX’it e kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.
Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.