×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i ri i Drejtësisë: Vettingu në koordinimin me ShBA-në dhe BE-në

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 10:00

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të këtij dikasteri, raporton Ekonomia Online.


    Ministri Selimi pas pranimit të detyrës nga sekretari i kësaj ministrie falënderoi ish-ministren Albulena Haxhiu për një raport për punën e deritanishme.

    “Sot e pata kënaqësinë që detyrën ta pranoj nga sekretari i ministrisë me të cilin e patëm edhe një takim njoftues që e ka MD-ja në forcimin e drejtësisë. Desha ta falënderoj zonjën Haxhiu e cila e ka dorëzuar një raport dhe për korrektësinë”.

    “Një pjesë e programit është edhe për drejtësinë do të angazhohemi ta bëjmë të realizueshme. Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë, e rëndësishme të ruhet substanca e shërbimit civil. U pajtuam që gjatë ditës të bëjmë një analizë të gjendjes së tanishme”.

    Selimi tha se procesin e nisur të vettingut nga tashmë ish-ministrja Haxhiu e që është në program qeverisës edhe të kësaj qeverie do të analizohet fillimisht se çka është punuar.

    Sipas tij, është e rëndësishme që ky proces të bëhet në bashkëpunime me ShBA-në dhe BE-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!