Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Komunën e Vushtrrisë si dhe Shtabin emergjent komunal për menaxhimin e pandemisë.
Zemaj, ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, kryeinspektorja Shëndetësore (u.d) Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK-së, Ibrahim Tërshnajku.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKShPK-së.Sipas tij, pandemia në Kosovë ende nuk ka përfunduar.
“Sot jemi bashkë me njerëzit kompetentë të cilët i quajmë luftëtarët kryesorë të luftimit të pandemisë të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre ua kanë mundësuar qytetarëve të Vushtrrisë ta kalojnë pandeminë dhe t’u kthehen ditëve normale”.
“Ajo çka është më rëndësi, ne sot kemi ardhur ta përcjellim mesazhin që pandemia në Kosovë nuk ka përfunduar. Vushtrria është e njohur për menaxhim efikas, por infektimet kanë vazhduar”.“
Moskujdesi dhe mosrespektimi i rekomandimeve IKSHP-së mund të na sjellin në regres. Mos ta humbasim sakrificën e të gjithë punonjësve të shëndetësisë”, ka përfunduar Zemaj, raporton EO.