×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme

    Ministri Latifi takohet me ekspertin me renome botërore, flasin për sistemin shëndetësor në Kosovë

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 20:58

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar se ka biseduar me një ekspert me renome botërore “për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”. Bëhet fjalë australianin Ruben Peralta, shkruan Reporteri.net.

    Latifi e Peralta kanë folur për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës.

    “Ministri Latifi, tha se është shumë i lumtur që po fillon puna konkrete për realizimin e njërës prej objektivave kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor, në Republikën e Kosovës. Ai tha se me ekspertin me renome botërore. dr. Perlata, është biseduar ecurin e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

    Ndryshe, krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, ishte ndër shtatë shtyllat e prezantuara të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës. Rifat Latifi u emërua ministër i Shëndetësisë nëntorin e vitit 2021.

    Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar sot ekspertin me renome botërore, Dr. Ruben Peralta nga Australia, me të cilin biseduan për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

    Ministri Latifi, tha se është shumë i lumtur që po fillon puna konkrete për realizimin e njërës prej objektivave kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor, në Republikën e Kosovës. Ai tha se me ekspertin me renome botërore. dr. Perlata, është biseduar ecurin e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës.

    Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, është njëra ndër shtatë shtyllat e prezantuara tashmë të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

    Ndërkaq, dr. Dr Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privigjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!