Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në mbledhjen Qeverisë, ka njoftuar se pas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është përpiluar një udhëzues se si do të funksionojnë sektori i gastronomisë dhe pishinat.
Ai tha se në bazë të rekomandimeve, do mbahet edhe një takim me grupin punues në kuadër të MSH-së dhe ashtu siç janë dakorduar, nga data 1 korrik 2020 duke iu përmbajtur udhëzimeve të cilat MTI do t’i japë, gastronomia dhe pishinat do të fillojnë punën, shkruan Reporteri.net.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sonte po ashtu ka marrë vendim që Aeroporti i Prishtinës të hapet më 28 qershor.
Përveç këtij vendimi që konsiderohet si i një rëndësie jetike për ekonominë kosovare, qeveria ka shfuqizuar edhe disa vendime të mëhershme të marra në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, ndër to edhe vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.