×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi jep versionin e tij rreth tokës për Sunny Hill: Munguan dy dokumente, nuk e refuzuam lëndën

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 22:18

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se çfarë ka ndodhur mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin Sunny Hill.

    Festivali Sunny Hill u zhvendos në Tiranë, ndërsa komuna e Prishtinës akuzoi MAPL-në për burokraci në dhënien e lejeve për pronë.

    “Fatkeqësisht nuk kam mundur t’i përcjellë shumë detajet. Mund të jem i hendikepuar në këtë bashkëbisedim. Por festivali Sunny Hill dhe dhënia e lejes nuk është diçka e re për mua.; prej vitit të kaluar jam marrë intensivisht me këtë punë. E kanë të qartë se sa kam qenë i angazhuar si ministër që të jenë procedurat në rregull që të konfirmojmë ligjshmërinë e pronave të komunës”, tha ai.

    “Nuk e di çka ka thënë Asociacioni. Nuk e di a e thënë kryetarët e komunës apo ndonjë zyrtar i përjetshëm atje. Ai thotë se nuk kam kompetencë në këtë proces”, shtoi Krasniqi.
    Ai tregon se ministria i ka kërkuar dy dokumente shtesë komunës në mënyrë që i gjithë procesi të jetë në rregull.

    “Më duhet të kthehem tek historiku. Kemi pasur kërkesë nga komuna e Prishtinës që MAPL me mu ministër nga ish-kryetari Shpend Ahmeti të cilën ishim të detyruar ta kthejmë prapa. Ajo nuk ka qenë në listat e pronave të komunës. Kjo ka qenë arsyeja e kthimit. Ky proces bëhet cdo vit për vitin paraprak. Këtë nuk e ka bërë komuna as vitin paraprak. Me 12 janar kemi dërguar një shkresë kryetarëve të komunave e kërkesë ka qenë që komuna e Prishtinës të kalojë shfrytëzimin e pronës për Sunny Hill dhe ta bëjnë publike në uebsajtin e komunës. Jam takuar me kryetarin Rama dhe përfaqësues nga Sunny Hill, ata e kanë përmbushur këtë kriter. Landa e cila ka ardh nga komuna në MAPL ka qenë e pakompletuar. kanë munguar dy dokumente. Në një situatë tjetër ministria do ta kthente. Mirëpo por mos me i humb edhe potencialisht 45 ditë kemi kërkuar nga komuna e Prishtinës që të plotësojë dosjen. Komuna e Prishtinës i ka dërguar këto tek ne. Procesi ka të bëjë me verifikimin e ligjshmërisë. Pjesën e largimit të festivalit nuk mund ta komentojë. Përgjegjësi e jona është akti i komunës”, tha ai në Pressing të T7.

    “Ne nuk e kemi refuzuar lëndën e komunës së Prishtinës. Kemi kërkuar dokumente shtesë. Kemi dëshirë që të mos ketë asnjë dilemë kjo dosje”, përfundoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!