Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ua uroi të gjithë komunitetit Rom, Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Kështu bëri ai në një postim në Facebook.
Krasniqi thotë se kultura rome është vlerë e veçantë,ku sipas ministrit është kontributi historik i këtij komuniteti i cili simbolizon përpjekjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt një jete më të mirë.
“Për të gjithë miqtë e mi nga komuniteti Rom. Kultura rome është vlerë e veçantë kulturore, ashtu siç është kontributi historik i këtij komuniteti i cili simbolizon përpjekjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt një jete më të mirë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“Në ditën e tyre, jemi bashkë, duke përkujtuar figurat emblematike të cilët ishin pjesë e rëndësishme e shtetit tonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.