Kroacia po u kërkon pesë anëtarëve të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kështu tha ministri i jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman,
Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, e njohur nga rreth njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e BE-së përveç Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Sllovakisë.
“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës”, u tha kryediplomati kroat gazetarëve, raporton HRT.
Sot, ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, ku do të diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ministri tha se tre gjëra ishin kryesore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnjë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.