Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi.
Ministri Kuçi thotë se me shqetësim e ka kuptuar një lajm të mirë, ndërsa kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat për të zbardhur këtë rast sa më shpejtë.
Kuçi ka treguar se si tre ditë më parë kishte rastin ta takojë gazetarin Kajtazi me të cilin realizuan intervistë që publikohet sonte.
“Me shqetësim të thellë sot kuptova për sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, që fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme material. Të premtën bashkë me Shkumbinin realizuam një intervistë, që do të transmetohet sonte dhe patëm kohë të flisnim, aq sa të njiheshim mes vete. Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë së fjalës, sulm ndaj medias. E dënoj këtë sulm dhe kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat për të zbardhur këtë rast sa më shpejtë”, ka shkruar Kuçi në Facebook.
https://www.facebook.com/blerimkuciaak/photos/a.716870221706295/3582728991787056/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA-T2UEPKAzaDVIDneBj2Vm9xVdBw3WWplTvAWFLsDrxGpN21vmKeD0KD3lpYTPs7HYzbU1CaaTUS-ywG1UlSGhYw-Rv_M7WRQT61IILxDcrRQpwULlEcuSCMOUVrS-2f2L5gU05DKdyOaxsNSoQntctYzVWwSfbwrzzbs_B0OO2t5sBdid2CSVj4arBQK-ZHlMAA_-DHlKv1FFNKK156sWHtxVKwBXmEoPvlxNnb5XfjeiKHrOQeRTlCbljPKGOw8B0GTSRPN1uPyIHo6r9KEVnk2Bbi1zGb7d9GIUZmS66fbwElH2mDR3KsM5eoPJlcF_KMQt4xOTxmMRt7bROcPY2A&__tn__=-R