×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi i hap derën Komisionit Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 17:20

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja FOL për Hidrocentrale, ka folur gjatë për këtë temë.


    Pjesë e panelit ishte edhe deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, që është pjesë e komisionit hetimor parlamentar për hidrocentrale dhe deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku.

    Ndër të tjera, ai edhe publikisht i ka ofruar komisionit parlamentar për hidrocentrale qasje në dokumentacion dhe gjithçka çka ka nevojë. Kësaj i ka paraprirë pohimi i minsitrit Kuçi që komisioni ka të drejtë ligjore të marrë secilin dokument.

    Ministri Blerim Kuçi ka treguar se nuk ka pasur as edhe një vendim zyrtar që ka ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve dhe dhënieve të lejes për hidrocentrale, teksa për një urdhëresë të lëshuar nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, ministri Kuçi ka treguar se ai vendim ka qenë vetëm në kuadër të ndalesave për mbrotje nga COVID-19 dhe jo me motivacion për “mbrojtje të mjedisit”.

    Ai ka thënë se është i vetdijshëm për gjendjen, por që do të fillojë një plan veprimi për kontroll më të rreptë në këtë aspekt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!