×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi përkujton 1647 të zhdukurit e luftës

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 17:18

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka përkujtuar 1,647 personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kuçi ka thënë se në çdo takim me Serbinë dhe ndërmjetësim ndërkombëtar, Kosova duhet të kërkojë të zbardhet fati i të pagjeturve, shkruan Reporteri.net.

    “1,647 personat e pagjetur janë plaga e freskët që nuk ndalon së pikuari lotë, deri kur secilit t’i pushojë trupi në atdheun e tyre tashmë të lirë.”, shkruan ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, zemra dhe shpirti ynë është me gjithë ata që presin një shenjë nga familjarët e tyre të humbur në luftë.

    1,647 personat e pagjetur janë plaga e freskët që nuk ndalon së pikuari lotë, deri kur secilit t’i pushojë trupi në atdheun e tyre tashmë të lirë.

    Ne jo vetëm që duhet të punojmë pa u ndalur, por duhet të kërkojmë në çdo takim me Serbinë dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar që të zbardhet fati i të pagjeturve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!