×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi reagon pas bllokimit të llogarive bankare të Telekomit: Po punojmë për të gjetur zgjidhje

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 15:49

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka reaguar pas lajmit për bllokimin e llogarive bankare në Telekom nga ana e përmbaruesit privat për rastin me “Z-Mobile“.


    Kuçi ka thënë se ky bllokim është shqetësues dhe se ministria që ai drejton po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje, shkruan Reporteri.

    Ai ka ftuar punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.

    Reagimi i plotë:

    Rreth situatës së krijuar me Telekomin e Kosovës

    Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

    Ky bllokim natyrisht që na shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.

    Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.

    Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.

    Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.

    Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!