Ka kohë që raportohet në media se pjesë e qeverisë Hoti do të bëhet edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Për këtë çështje është pyetur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili ka thënë se ka dëgjuar zëra, por siç thotë ai janë të vetmur dhe se për këtë nuk është diskutuar në strukturat e AAK-së.
“Kam dëgjuar, por në asnjë nivel zyrtar, as në AAK, as në LDK e PDK nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar. Më shumë janë disa zyrtarë të vetmuar, por diçka konkrete në këtë kuptim nuk ka, ose nuk kam mundur ta vërejë. Zyrtarë të ndryshëm PDK, LDK, AAK ka pasur që janë prononcuar rreth kësaj çështje, por asgjë zyrtare e as konkrete nuk ka, dhe nuk pres të ketë diçka konkrete për rrethanat e ndryshme që janë të lidhur me disa procese të ndryshme, si kryetarit të shtetit e Gjykatës Speciale”, ka thënë Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA.
I pyetur nëse personalisht është për zgjerim të koalicionit, Kuçi ka thënë se nuk ka diçka konkrete nuk ka asnjë opinion të caktuar për këtë çështje.
/Reporteri.net/.