Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se do t’i rishqyrtojnë masat Anti-COVID.
I pyetur rreth masave të vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, të cilëve u kërkohen tri doza të vaksinës Anti-COVID, ai ka thënë se ata nuk i kanë kërkuar tri doza atyre që hyjnë në Kosovë, por që sipas tij, nëse ata i kanë tri doza, nuk kanë nevojë për asnjë dëshmi tjetër si testi PCR.
“Asnjëherë Ministria e Shëndetësisë as Qeverisa e Kosovës nuk ka thënë se duhesh me i pas desitivisht tri doza për me hy në Kosovë, por nëse i ke tri doza nuk ke nevojë për kurgjë tjetër. Për çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, nga instituti e të gjitha spitalet ne i marrim të të dhënat, e vlerësojmë situatën, ne e vlerësojmë gjendjen dy herë në ditje tri katër herë në ditë. Unë nuk jam i interesuar me i mbajtë bizneset të mbyllura me i mbajtë palestrat mbyllur, asnjë sekond, përveç asaj që ekspertët tonë e konsiderojnë të domosdoshme. Prandaj absolutisht kemi me i rishiku këto masa”, ka theksuar ai.
Latifi është shprehur se masat që ka vendosur Kosova janë konform dhe të përafërta me masat e shteteve tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.