Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi, edhe sot ka zhvilluar një takim, i cili nuk është edhe aq i rëndësishëm.
Ai sot është takuar me ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe deputeten Duda Balje.
Nga ky takim, detaje dhe fotografi ka ndarë vetë Jahjaga. Ajo tha se bashkë me Latifin e Baljen kanë folur për mundësitë dhe projektet që do të ndikojnë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për mundësi dhe projekte të reja të cilat do të ndikojnë direkt në sistemin e shëndetësisë në Kosovë dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve si dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.