Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka monitoruar punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lekaj përpos së ka uruar vozitje komode nga 29 maji, kur pritet të bëhet hapja e autostradës ka thënë se vozitësit i pret edhe një pamje fantastike, shkruan Reporteri.net.
“Vozitje komode e pamje fantastike nga 29 maji. Ditë të mbarë nga “Arbën Xhaferi”, ka shkruar Lekaj përbri fotove nga kjo autostradë.
Punimet në këtë autostradë filluan katër vite më parë, ndërkaq ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do të jetë e gjatë afro 7 kilometra dhe llogaritet më e gjata në Ballkan. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.